Thursday, September 19, 2024

A.F Elbasani, të shtunën miqësoren e radhës në Greqi. Pritet debutimi i ish futbollistit të kombëtares – NGA FATMIR POPJA

Lexo

A.F Elbasani  këtë të Shtunë në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore  Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të fazës së dytë përgatitore  dhe është planifikuar të luhet  ndaj Ethnikos Achnas në Pantelidis Field  të Ptolemaidas .Për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze Verdh e Blutë janë duke kryer nga dy seanca në ditë me teknikun Roberto Bordin në mënyrë që skuadra të jetë gati për një fillim sa më të mbarë të Superiores ndaj Skënderbeut.

Madje,tekniku italian i A.F Elbasanit është duke u përpjekur që të kristalizojë edhe formacionin e më të qëndrueshëm të mundshëm me të cilin do të luajë përballë kundërsharëve gjatë gjithë kampionatit.

Aktualisht në përbërje të Verdh e Bluve ka ende mëdyshje se cilët futbollistë do të luajnë nga minuta e parë pasi bërthama e skuadra është formatuar pothuajse e gjitha. Për momentin situata   nuk është me problematika.

Trajnerin Roberto Bordin, gjithsesi e shqetëson gjendja fizike dhe shfaqja e dëmtimeve te  disa lojtarëve. Mbrojtësi Esin Hakaj dhe mesfushori Kristi Qose, në seancën e fundit nuk u bashkuan me pjesën tjetër të A.F Elbasani, por gjasat janë që ata t’i bashkohen sa më shpejt grupit Verdh e Blu, për më tepër që shihen si futbollistë me peshë të rëndësishme.

Stërvitje të diferencuar ka kryer  së fundi edhe mesfushori Arsen Kasa, për shkak të një problemi muskulor që ka nisur ta shqetësojë ditët e fundit. Shqetësime gjithashtu ka shfaqur edhe Xhonatan Lajthia.Gjithsesi, në tërësi nuk bëhet fjalë për shqetësime  dhe aq serioze që mund t’i lënë jashtë  fushës në prag të fillimit të Kampionatit .

Kjo javë do jetë edhe më e ngarkuar gjatë seancave stërvitore dhe dalëngadalë stafi teknik  po krijon ide edhe më të qarta për gjendjen e secilit futbollist .Në ndeshjen që do të luhet në Greqi ,Trajneri Roberto Bordin do i aktivizojë mjaftueshëm të gjithë futbollistët për të parë gjendjen fizike si edhe nivelin e tyre si futbollistë profesionistë.Në këtë ndeshje pritet të debutojë me Verdh e Blutë edhe ish futbollisti i kombëtares Kristi Qose 29 vjeç i cili më herët ka luajtur edhe me ekipet e shquara të Sllovakisë,Çekisë e Greqisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img