Abissnet Superiore-Java e 10-të luhet në dy ditë, 1 dhe 2 nëntor 2026

Abisnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së dhjetë,ku pesë takime do të zhvillohen mes të dielës dhe të hënës.

E diela nis në orën 13:30 me sfidën Tirana-Egnatia që do të luhet në Vorë.

Në orën 18:30 do të luhen paralelisht dy takime Elbasani-Laçi dhe Skënderbeu-Vllaznia.

Ndërkohë të hënën në orën 13:30 Vora do të presë Dinamon ndërsa java do të mbyllet në orën 18:30 me përballjen Teuta-Partizani në Durrës.

Pesë sfida me objektiva të ndryshme ku çdo pikë merr rëndësi të veçantë në garën për renditjen dhe objektivat e sezonit.

Kalendari i javës së 10-të Abissnet Superiore

Të dielën(1 nëntor)

TIRANA-EGNATIA(13:30)

SKËNDERBEU-VLLAZNIA(18:30)

ELBASANI-LAÇI ORA (18:30)

Të hënën(2 nëntor)

VORA-DINAMO(13:30)

TEUTA-PARTIZANI(18:30)

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe