Për ekipet e Superiores nuk ka mjaftueshëm pushim, teksa menjëherë do të duhet të zbresin në fushën e lojës. Luhet në aksin Rrogozhinë-Elbasan.
Gjithçka do të nisë me duelin mes Egnatias dhe Kukësit, sfidë që do të luhet në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 14:00. Rrogozhinasit vijnë në këtë përballje pas barazimit me Skënderbeun dhe ndaj verilindorëve synojnë fitoren në shtëpi.
Ndërkohë nga krahu tjetër Stavri Nica ka rilindur ekipin e Kukësit dhe udhëtojnë në këtë transfetë për një tjetër 3 pikësh.
Në ndeshjen e mesditës sektori i gjykimit në FSHF i ka besuar këtë takim një katërshe arbitrash me kryesor Andi Koçi nga Durrësi i ndihmuar nga bashkëqytetari i tij Heraj Lisaku si dhe shkodrani Jetmir Podgorica arbitër i katërt do të jetë Indrit Myrtja po nga Shkodra. Sistemi Var i është besuar dyshes Olsid Ferataj nga Patosi si dhe Elbasanasit Silvio Dyrmishi. Delegat i takimit është caktuar Eraldi Shera nga Shijaku si dhe Vëzhgues i arbitrave do të jetë Shkodrani Astrit Dervishi.
Një tjetër duel do të jetë mes Dinamos dhe Skënderbeut. Të dyja ekipet nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, teksa prej disa javësh nuk e njohin shijen e fitores. Në “Elbasan Arena” do të vihen përballë njëra-tjetrën në orën 17:00 për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 11-të.
Egnatia– Kukësi, ora 14:00, në “EGNATIA ARENA”
Dinamo–Skënderbeu, ora 17:00, në “ELBASAN ARENA”
Fatos LAMAJ