Sunday, November 24, 2024

Abissnet Superiore-Java e 12-të luhet në tre ditë. Vllaznia-Partizani, të mërkurën, ora 16.45

Lexo

Java e 12-të e Kategorisë Superiore është programuar të luhet e ndarë në tre ditë. Takimet startojnë që të martën e 7 dhjetorit me dy çiftet e parë, Tirana-Kastrioti dhe Dinamo-Teuta. Dy skuadrat kryeqytetave do t’i luajnë ndeshjet në orën 16.45, me bardheblutë që kanë në dispozicion të tyre si pritës, “Air Albania”, ndërsa Dinamo si pritëse, do të luajë në “Elbasan Arena përballa durrsakëve të Teutës.

E mërkura e javës së 12-të të kategorisë Superiore vijon me dy sfida të tjera, po aq interesante, si Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Egnatia. Që të dy këto takime janë programuar të startojnë në orën 16.45. Kuqeblutë rikthehen në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku morën tre fitore radhazi brenda, me Pogradecin, Kastriotin dhe Laçin. Ndërsa, korçarët luajnë brenda në stadiumin e tyre duke pritur rrogozhinasit që tashmë kanë emëruar edhe trajnerin e ri në pankinë.

Dita e enjte do të ketë vetëm një ndeshgje, atë mes Kukësit dhe Laçit, i vetmi çiftë i javës së 12-të që do të luhet në mesditë, ora 13.45. Një përballje kjo mes dy skuadrave që vijnë pas fitoreve bindëse dhe të thella të javës së kaluar, respektivisht ndaj Kastriotit dhe Dinamos.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img