Thursday, March 28, 2024

Vllaznia-Presidenti Xhaferi analizon kampionatin, optimist për fitimin e titullit kampion. Projekt ambicioz 5 vjeçar për klubin kuqeblu

Lexo

Në emisionin “Zona Gol”, të drejtuar nga gazetarja Albana Bejko, ishte i ftuar presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri që foli për objektivat e ekipit shkodran. Fillimisht Xhaferri vlerësoi pikën e marrë nga ekipi i tij përballë Teutës.

“Në fund rezultati ishte i mirë për ne, sepse luajtëm në fushë kundërshtare dhe me 10 lojtarë. Barazimi ishte pozitiv. Duke parë se si shkoi loja, Vllaznia mori rezultat të mirë.”

7 pikë larg Tiranës: “Kampionati është i gjatë. Ishim vjet 9 pikë përpara dhe nuk arritëm ta fitonim titullin. Janë shumë ndeshje direkte, që vendosin për titullin. Nuk kemi shkuar ende në gjysmë të rrugës, shtatë pikë nuk janë asgjë. Ata që do të bëjmë gabime më pak do të jenë më afër titullit. Nuk mendoj që Tirana dhe Kukësi janë favoritët kryesorë, janë edhe ekipet ëe tjera. Lufta do të bëhet si për titullin dhe për zonën Europiane. Ende nuk ka një ekip që është më i favorizuar për titullin.”

Konsolidimi i stafit: “Vllaznia që vitin e kaluar tregoi një profil krejt ndryshe, arritëm objektiva që nuk i kishim menduar, prandaj i dhamë besim stafit, trajnerit, drejtorit sportive… Besoj që është krijuar një ansambël i mirë dhe mendoj se është zgjidhje optimale. Kanë besimin tonë maksimal, jam munduar t’i mbështes si nga ana financiare edhe në klimën rreth ekipet. Kemi vështirësi sa i përket infrastrukturës, po presim fushën “Reshit Rusiit”, brenda dy javësh besoj se do të jetë gati. Në sport njësia matëse është rezultati, nëse do të kemi rezultate ndoshta nuk do të kemi nevojë për ndërhyrje.”

Projekti i Xhaferrit: “Sporti është biznes që nuk prodhon të ardhura, kam prezantuar një plan që në fillim. Projekti im kërkon 5 vite që të konsolidohet klubi dhe të arrijë të mbahet me shpenzimet e veta. Do të mundohem me të gjitha mundësitë për të mbështetur ekipin. Është edhe pjesa e akademisë dhe e marketingut, kemi zgjeruar gamën e sponsorizimit. Shohim mundësinë e rritjes së nivelit të akademisë, për të siguruar lojtarë për ekipin e parë dhe më pas për t’i shitur. Kjo do kohën e vet.”

Ndeshja me Partizanin: Është ndeshje që ka shumë vlera, duke pasur parasysh historikun e të dyja skuadrave, kanë tifozërinë më të zjarrtë në Shqipëri. Partizani është skuadër e mirë, e konsoliduar, por ne duam ta fitojmë ndeshjen. Shpresoj të bëhet futboll i fortë dhe i pastër për të dyja skuadrën, gjykimi të jetë i drejtë. Shpresoj të dalim me fitore.

Merkatoja e janarit: Ne do të bëjmë përpjekjet tona. Merkatoja e janarit është e vështirë të gjesh lojtarët që dëshiron. E kemi diskutuar brenda grupit teknik, por është informacion konfidencial. Kemi disa probleme në role të ndryshme, por duhet parë sa do të arrijmë të bëjmë lëvizjet e duhura.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img