Sunday, May 19, 2024

Abissnet Superiore-Java e 30-të, sot tre duelet e para: Kukësi-Dinamo, Teuta-Laçi, Partizani-Vllaznia. Mbijetese dhe “Final 4”

Lexo

Java e 30-të e kategorisë Abissnet Superiore vjen sot tre takimet e para, tëcilat luhen në orare të ndryshme dhe për llogari të ndryshme, mbijetese dhe “Final 4”. Takimi i parë do të nis në orën 15:00, kur në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit, skuadra vendase pret Dinamon. Një sfidë me synime të kundërta. Verilindorët duan fitoren si e vetmja mënyrë për të shtuar shanset për mbijetesë, ndërsa blutë për të vazhduar në misionin e tyre për “Final 4”.

Sfida e dytë e Superiores për ditën e sotme është ajo që do të luhet në orën 18:00, Teuta pret Lacin. Një përballje e drejtpëdrejtë për vendin e “play-out” për momentin, me durrsakët që janë 2 pikë para kurbinasve dhe një fitore e mundshme do t’u jepte një bonus i madh. Ndërsa fitorja e kurbinasve do të rriste shumë shpresat për të qëndruar direkt në Superiore.

Ndërkohë, e gjithë vemendja do të jetë e përqëndruar tek kryndeshja Partizani-Vllaznia, e cila do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Një sfidë e drejtpërdrejtë, vendi i tretë sfidon të dytin, me skuadrat që i ndajnë tri pikë nga njëra-tjetra,

Ndeshjet e javës së 30-të të Superiores

Sot

KUKËSI-DINAMO 15:00

TEUTA-LAÇI 18:00

PARTIZANI-VLLAZNIA 20:00

Nesër

ERZENI-EGNATIA 18:00

SKËNDERBEU-TIRANA 18:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img