Monday, May 20, 2024

Abissnet Superiore/ Java e 31-të luhet në fundjavë, spikasin takimet, Egnatia – Partizani dhe Vllaznia-Laçi

Lexo

Java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet në fundjavë. Tre takime janë të programuara për t’u zhvilluar të shtunën ndërsa dy të dielën.

Tirana – Kukësi do të jetë sfida hapëse e kësaj jave. Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania” në ora 15:00.

Të shtunën në orën 18:00 do të luhen edhe dy takime të tjera. Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Laçin, ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të përballet me Teutën.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 31-të. Egnatia – Partizani është sfida më interesante e javës, ku do të vihet përballë dy nga skuadrat pretendente të kampionatit “Abissnet Superiore”. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në ora 15:00.

Java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet me takimin, Dinamo City – Erzeni. Kjo ndeshje do të luhet në ora 18:00.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet MCN TV dhe MCN 24.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img