Java e 32-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Abissnet Superiore do të luhet e ndarë në dy ditë. Ky është verdikti i sektorit të garave, i cili ka vendosur që katër prej dueleve të luhen ditën e shtunë dhe një të dielën. Një javë kjo, ku në përballjen e çifteve përkatëse luhet për synimet e titullit kampion, zonës europiane dhe atë të mbijeteses.
Dy sfidat e para që hapin serinë e ndeshjeve të kësaj jave, janë Kastrioti-Vllaznia dhe Egnatia-Bylis, ballafaqimet këto që të dyja nisin në orën 15:00. Përballja e parë luhet në stadiumin “Elbasan Arena” si dhe e dyta në stadiumin e Rrogozhinës.
Ndërkohë, dy sfidat e tjera të së shtunës, Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi, do të nisin që të dyja në orën 18:00, përkatësisht në stadiumin “Niko Dovana” dhe atë të KF Partizani.
Laçi-Erzeni, është çifti i fundit i javës së 32-të të kategorisë Superiore. Ndeshja në fjalë do të luhet ditën e dielë në stadiumin e Laçit duke filluar nga ora 15:00.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 32-të Superiore
Të shtunën
Kastioti-Vllaznia, ora 14:00
Egnatia-Bylis, ora 14:00
Teuta-Tirana, ora 18:00
Partizani-Kukësi, ora 18:00
Të dielën
Laçi-Erzeni, ora 15:00