Sunday, May 5, 2024

Seria A-Festë në Napoli! Pika në transfertë ndaj Udinezes i siguron matematikisht titullin kampion napolitanëve

Lexo

Napoli është pushtuar nga festimet, ku tifozët kanë mbushur sheshet menjëherë pas barazimit të regjistruar sot në transfertë me Udinezen që i siguron matematikisht fitimin e titullit kampion në Serinë A të Italisë. Një trofe ky që vjen në Napoli pas 33 vitesh, pikërisht atëherë kur shpallej kampion me Maradonën e famshëm.

25 fitore, 5 barazime dhe vetëm 3 humbje. Shifra dominuese absolute për djemtë e Spallettit. Siguria matematikore vjen falë barazimit 1-1 në fushën e Udineses, të nënshkruar nga Victor Osimhen, i cili iu përgjigj golit të hapjes së Lovric dhe dërgoi skuadrën e tij në parajsë.

Fishkëllima e trefishtë e Abissos në Dacia Arena lëshon një gëzim që Di Lorenzo dhe shokët e tij mezi prisnin ta shprehnin, veçanërisht pas barazimit me Salernitanën të dielën, që i kishte detyruar të shtynin festimet. Tani, nga Friuli në Campania e më gjerë, më në fund ka ardhur koha që të gjithë tifozët napolitan të festojnë.

Për Luciano Spallettin ky është kampionati i parë në karrierë (kampionati i tretë kombëtar pas të dy të fituar në Rusi me Zenit). Trofeu i fundit i fituar në atdheun e tij ishte Kupa e Italisë 2007/08 me Romën: një vit për t’u mbajtur mend edhe për trajnerin nga Certaldo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img