Sunday, November 24, 2024

Abissnet Superiore-Java e 6/Luhen dy ndeshjet e para, fitojnë udhëtuesit, Teuta sfidon Egnatian në Rrozhinë, Laçi mund Kastriotin në Kamzë

Lexo

Ka startuar sot java e gjashtë e Abissnet Superiore me dy takimet e para, Egnatia-Teuta 13:45 dhe Kastrioti-Laçi 13:45, ndërkohë që të dielen në program janë dy ballafaqimet e tjera, Kukësi-Vllaznia dhe Skënderbeu-Dinamo, për t’u mbyllur të hënën me derbin, Partizani-Tirana. Në dy sfidat e para, fitues kanë dalë dy skuadrat udhëtuese, Teuta dhe Laçi që kanë sfiduar respektivisht skuadrat vendase, Egnatia dhe Kastrioti.

Në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, pritej që vendasit e drejtuar nga tekniku Magani të vijonin me entuziasmin e fitores në transfertën e javës së kaluar në Laç. Por, këtë mundësi nuk ia ka dhë Teuta, e cila me teknikun shkodran Edi Martini në krye ka arritur të sfidojë Egnatian me rezultatin 0 me 1. Për fitoren e durrsakëve ka menduar dyshja Gruda-Kallaku. Ishte shkodrani, Ildi Gruda që gjatë depërtimit në zoën mike pengohet nga rrogozhinasit duke marrë një penallti në favor të ekipit të tij, të cilën më pas e shndërron në gol Sherif Kallaku.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, atë Kastrioti-Laçi, trajneri i ri Sero Noka që zëvendësoi Dejan Vukiçeviç e dorëhequr javën e kaluar, ka debutuar me fitore në pankinën kurbinase. Laçjanët të kompletuar në formacionin e tyre pas rikthimit edhe të dyshes titullare, Sherri-Malota, kanë bërë më të mirën e tyre në fushën e lojës teksa kanë mundur me rezultat minimal, 0 me 1, Kastriotin.

Ka qënë shqiptari i Kosovës, Mentor Mazrekaj, i cili ka shënuar në minutën e 72-të skuadrën laçjane duke i dhënë një trepikësh me vlerë skuadrës kurbinase, sidomos  në aspektin moral, pasi në javat e mëparshme gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img