Saturday, April 20, 2024

Reja nuk i beson si titullar, Armando Broja i përgjigjet me dy gola titullari brenda 6 ditëve në Premier Ligë duke festuar me shqiponjë

Lexo

Armando Brojës, talentit nga Malësia e Madhe që luan në kampionatin më të fortë të botës, Premier Ligë, trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, nuk i beson ta aktivizojë titullar me përfaqësuesen kuqezi. Dhe, një nga argumentet, aspak bindëse në fakt, që Reja komenton për këtë zgjidhje të tij ka të bëjë me atë që akoma nuk është bindur që djaloshi 20 vjeçar dhe plot energji shpërthyese mund të nxjerrë një ndeshje të plotë 90-të minutëshe.

Por, e kundërta ndodhë në kampionatin anglez, ku sulmuesi i Kombëtares Shqiptare po luan si titullar, madje në dy ndeshje radhazi në harkun kohor të 6 ditëve arrin të shënojë dy gola përcaktues për ekipin e tij Southampton.

Goli i parë erdhi kundër Leeds United, i cilësuar si i pari që shënohet nga një shqiptar  në Premier League angleze. Por, Broja, që është pronë e  Chelseat, por luan si I huazuar tek Southampton, nuk u mjaftua me kaq, dhe në sfidën e pasdites së sotme, duke qënë sërishmi titullar në formacionin e Southampton, ai bën të njëjtën gjë. Me shpërthimin e tij të fuqishëm karakteristik në zonë, bën ritualin e tij të zakonshëm, lëshon “bombën” tokazi në pozicion diagolal duke e dërguar direkt e në rrjetën e portës së Burnley.

Gol ky që i vlefshëm për javën e 9-të të Premier League që Broja preferon ta festojë me shqiponjën e formuar në duart e tij, çka duket se i përcjëllë mesazhin teknikut Reja të ndryshojë mendim për të sa i përket vendimit për një vend titullari në kombëtaren kuqezi.

Megjithatë, me këtë ritëm marramendës të shënimit të golave që ka marrë përsipër, deri në grumbullimin tjetër të ardhshëm të kombëtares tonë, grafiku i golave të shëuar nga Armando Broja tij mund të jetë edhe më i madh. Por ….edhe atëherë Reja ndoshta mund të mendohet prapë duke qënë në dilemë për t’i besuar, apo jo, aktivizimin nga minuta e parë këtij talenti që ka marrë një vemendje të jashtëzakonshme mediatike, jo vetëm në Angli, por më gjërë në arenen ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img