(Video) Diplomohen 30 fizioterapistët e parë të Kursit 1-vjeçar. Shulku: FSHF po investon shumë për sektorin e mjekësisë sportivë

Lexo

Shqipëria U-16 fiton miqësoren e parë me Malin e Zi U-16 në Podgoricë

Mali i Zi U16 – Shqipëri U16          0-1(Shënues: Nuredini 64’)Formacioni i Shqipërisë: Leonard Kolgecaj, Davide Avdullari, Enea Elmazi, Murselo Dervishi,...

(Video) Vllaznia humb në shtesë Superkupën e Shqipërisë. Kuqeblutë tashmë të përqëndruar tek kampionati, presin të hënën Egnatian në “Loro Boriçi”

 Ashtu siç pritej, Superkupa e Shqipërisë ka dhuruar emocione pa fund. Tirana kampione e Shqipërisë dhe Vllaznia fituese e...

Departamenti i Mjekësisë Sportive në FSHF ka përmbyllur me sukses kursin për formimin e fizioterapistëve dhe mjekëve sportive, të cilët janë të aftë të punojnë me klubet e futbollit, por edhe me ekipe të sporteve të tjera.

Kursi, që zgjati për rreth 11 muaj dhe ku morën pjesë 30 studentë, u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nën udhëheqjen e drejtuesit të Departamentit të Mjekësisë Sportive në FSHF, doktor Gianluca Stesina dhe koordinatorit të departamentit, Ilvi Begolli.

Synimi kryesor i këtij kursi është përmirësimi i vazhdueshëm i nivelit të mjekësisë sportive në vendin tonë dhe furnizimi i klubeve në të gjitha nivelet me profesionistë të aftë për të dhënë ekspertizën e tyre në të mirë të futbollit. Përveç Stesinës dhe Begollit, leksione në këtë kurs kanë dhënë edhe mjekë dhe profesionistë të njohur të specializuar për këtë lloj patologjie.

Në ceremoninë e diplomimit të 30 pjesëmarrësve ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili vlerësoi investimet që ka bërë Federata në krijimin e profesionistëve të aftë për të pasuruar stafet e klubeve dhe për të zhvilluar mjekësinë sportive në Shqipëri.

“Sot u diplomuan nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit 30 student të cilët tashmë kanë profilin e fizioterapistëve. FSHF ka investuar shumë në Departamentin e Edukimit, ku brenda janë sektorët e mjekësisë, i fizioterapistëve, i video-analistëve ku pa diskutim zhvillimet në këtë sektor kanë sjellë zhvillime të ndjeshme në futbollin shqiptar në të gjitha nivelet e klubeve. Ky kurs zgjati për rreth 11 muaj, teksa lektorë të këtij kursi ishin mjekët më të mirë shqiptarë dhe të huaj. Ne urojmë që kursantët të kenë marrë njohuritë e duhura nga ky kurs. FSHF ka investuar shumë në Departamentin e Mjekësisë Sportive dhe shpresojmë që investimet në këtë sektor pa diskutim do të japin frytet e veta në përmirësimin dhe zhvillimin e mjekësisë sportive”, – tha Sekretari Shulku në prononcimin e tij për Fshf.org.

Edhe koordinatori i Departamentit të Mjekësisë Sportive në FSHF, Ilvi Begolli, gjithashtu shprehur kënaqësinë për nivelin e ofruar nga ky kurs dhe për formimin e profesionistëve të rinj në fushën e fizioterapisë dhe mjekësisë sportive.

“Ne sot mbyllëm një cikël të gjatë kursesh dhe trajnimesh që kemi nisur në FSHF prej datës 13 tetor 2021. Ia arritëm qëllimit duke licencuar 30 pjesëmarrësit e parë të cilët janë të aftë të ushtrojnë rolin e fizioterapistit apo mjekut në ekipe të ndryshme të futbollit. Lektorët që kemi afruar për të dhënë mësim në këto kurse janë të fushave më të mira në vend. E veçanta është se ne kemi pasur edhe dy studente italiane të cilat kanë ardhur dhe kanë ndjekur kursin e reanimimit kardio-pulmonar dhe të shpëtimit të jetës, si edhe të përdorimit të defibrilatorit. Ishte një nivel jashtëzakonisht i kënaqshëm në disa individë edhe i lartë”, – theksoi Ilvi Begolli në prononcimin e tij.

Organizimi i këtyre kurseve nga FSHF për kualifikimin e personelit që merret me kujdesin mjekësor në ekipet tona sportive, është një iniciativë mjaft e rëndësishme dhe një kërkesë e kohës.

(Video) FSHF-Përfundon Kursi 1 vjeçar-diplomohen 30 fizioterapistët e parë të Kursit 1-vjeçar

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -