Partizani-Kukësi 1:1(Shënues: Cara 64’/Feija 68’)
E dielë, 17 tetor 2021, ora 16.45, stadiumi “Air Albania” i Tiranës
Partizani: Hoxha; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Mala, Rrapaj, Kaçe, Musta; Cardoso, Stenio Junior.
Kukësi: Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca, SH.Taipi, De Lucas, GJ. Taipi, Basa, Feijao, Milunovic.
Gjyqtar: Florian Lata-VAR: Kreshnik Bajramaj
Java e pestë e Abissnet Superiore ka vijuar me ndeshjet e ditës së diele, njëra prej të cilave ishte edhe Partizani-Kukësi. Sfida e luajtur në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit është mbyllur në barazim, 1 me 1.
Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja konsideroheshin favoritë, jo vetëm se luanin si pritës, por nga ana tjetër, paraqitjet jot ë mira në ndeshjet e mëparshme paraqitnin kërkesa dhe domosdoshmëri, për të marrë pikët e plota.
45 minutat e para mbyllën pa gola, 0 me 0. Ndërkohë, në fraksionion e dytë të lojës, shënohen dy gola, nga një në secilën portë. Partizani është i pari që shënon në minutën e 64-tët me anë të Cara, gol që dha shpresat që të kuqtë do të dilnin tek loja e tyre në kërkim të golave të tjerë për ta fituar ndeshjen.
Por, nuk është i këtij mendimi Kukësi, i cili vetëm katër minuta ka lënë në fuqi avantazhin e Partizanit, sepse në të 68-tën është Feijao, i cili pasi ka shmangur edhe portierin Hoxha barazon rezultatin në 1 me 1. Rezultati mbeti deri në fund i pandryshuar. Rezultat ky, që megjithë përpjekjet e të dy skuadrave qëndron në fuqi deri në përfundim të ndeshjes duke fiksuar barazimin 1 me 1.