Saturday, May 18, 2024

Xhaferi, konfirmon trajnerin Brdariç, kërkon titullin dhe premton ndërtimin e kompleksit modern

Lexo

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, në emisionin “Skaner” në MCN TV të mbrëmjes së diele, tha se në këtë moment, nuk ka dyshime për të ardhmen e trajnerit Brdaric. Më tej ai shtoi se pushimi i kombëtareve, riktheu qetësinë e Vllaznisë. Xhaferi tha gjithashtu se në Shkodër po mendojnë për ndërtimin e një kompleksi sportiv modern, që do të jetë shtëpia e Vllaznisë.

“Nuk do i quaja turbulenca, por jemi në fazën e adaptimit. Fitorja me Kastriotin nga ngroh të gjithë. Vendi i tretë është një vend që na lejon të ngjitemi më lart.

Takim me lojtarët? Kemi pasur takime me disa lojtarë. Jemi akoma në fazën e kolaudimit. Lojtarët e rinj nuk kanë arritur në harmonizimin e duhur. Është rikthyer harmonia në ekip dhe të vazhdojmë më tej. Unë mundohem të jem sa më profesional, që të mos biem pre e disa keqkuptimeve apo kritikave që bëhen me dashje. Në këtë fazë nuk është në diskutim e ardhmja e trajnerit, e ka mbështetjen maksimale. Nuk jemi të kënaqur me disa rezultate. Absolutisht, skuadrën e kemi formuar për titullin kampion. Kemi lojtarë shumë të mirë. Mendoj se jemi më mirë se vjet, në shumë aspekte. Kemi disa mungesa, si puna e harmonisë si vjet. Vllaznia do ecë në formën e saj optimale dhe do arrijmë rezultet e duhura.

Infrastruktura është problem për të gjithë. Në Reshit Rusi po punohet me vrull të madh. Tani fillon Federata të bëjë shtrimin këtë javë. Në moment që do jetë gati, do jetë mirë për të gjithë. E kemi sqaruar edhe me trajnerin këtë. Është e vështirë ta plotësojmë këtë kusht. Do bëjmë maksimumin të përmirësojmë diçka. Vllaznia po shikon për ndërtimin e një kompleksi, nga më modernët, i cili do jetë shëpia jonë.

Futbolli i ka 3 rezultate. Për mua është e rëndësishme që të gjithë të japin maksimumin. Objektivi është titulli, por as Kupa nuk lihet anash. Ne do të punojmë me pastërti deri në fund.”, u shpreh Xhaferi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img