Thursday, March 28, 2024

“Abissnet Superiore”- Nisë sot Java e 22-të. Tre duele të rëndësishme, Europe dhe mbijetese

Lexo

E planifikuar të luhyet në dy ditë, java e 22-të e kategorisë Superiore nisë sot me tre dule, të cilat për nga çiftet e formuara, pritet të jenë shumë të dyluftuara. Përballje, që kanë në focus Europën dhe mbijeteses.

Laçi-Bylis, Teuta-Kukësi dhe Partizani-Erzeni, janë tre çiftet që do të ndeshen sot.  Kurbinasit luajnë në shtëpi  duke filluar nga ora 13:00 dhe kërkojnë tre pikët për të qenë në garën për Europë, ndërsa ballshiotët nga ana tjetër vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e ftohtë të mbijetesës dhe duan të dalin menjëherë nga aty.

Një sfidë e tëra për mbijetesen është ajo që do të luhet nga ora 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit në mes Teutës dhe Kukësit.  Të dyja skuadrat ndodhen me pikë të barabarta në renditje dhe fitorja duket se është kushti i tyre i vetëm.

Ndërkohë, ndeshja e fundit e ditës së sotme për kategorinë Superiore është ajo në mes Partizanit dhe Erzenit, e planifikuartë luhet  në stadiumin “Partizani” duke filluar nga orë 19:00. Vendasit e teknikut Kolela kërkojnë të ecin tashmë me ritmin e pretendentit për titull, përballë një Erzeni spektakolar këtë sezon, me objektiva të zonës Europiane.

Ndeshjet e sotme e Abissnet Superiore

Laçi – Bylis, ora 13:00

Teuta – Kukësi, ora 16:00

Partizani-Erzeni, ora 19:00

Nesër

Kastrioti-Tirana, ora 13:00

Egnatia:Vllaznia, ora 13:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img