Thursday, April 25, 2024

(Intervista) Gilman Lika, kërkon vetëm fitore të Vllaznisë ndaj Egnatias. Ish kapiteni kuqeblu, nuk pranon barazimin në Rrogozhinë.

Lexo

Gilman Lika, ish kapiteni kuqeblu, që sot është trajner i Vllaznisë U-17 kërkon vetëm fitore nga skuadra e tij. Në intervistën e dhënë për Panorama Sport, ai nuk pranon që të ketë barazim në transfertën e Rrogozhinës, sepse sipas tij, Vllaznia i ka forcat për të marrë pikët e plota, dhe të vijojë rrugën drejt titullit kampion.

Si i shikoni shanset e Vllaznisë për titull, pas fitores ndaj Tiranës?

Shanset e Vllaznisë në këto momente janë të mëdha. Ky 3- pikësh i ka dhënë ekipit moral të lartë për vazhdimësinë, prandaj them që tani shanset janë të mëdha, por tani duhet vazhduar.

Përveç Tiranës dhe Partizanit, a shihni skuadër tjetër që mund të rivalizojë për titullin?

Jo, nuk besoj se do të ketë skuadër tjetër në luftë për titullin kampion. Këto tri skuadra janë të ndërtuara për të qenë pretendente. Nuk mendoj ndonjë surprizë.

Skuadra, a duhet të ketë kujdes nga euforia?

Është e padiskutueshme që duhet shumë kujdes dhe mendoj se tani është momenti më i vështirë që te ndeshja e radhës, e cila do të jetë shumë e vështirë dhe shumë e rëndësishme për vazhdimësinë.

Vllaznia vuan ndaj skuadrave të ashtuquajtura të vogla, çfarë nuk shkon sipas jush?

Kjo mendoj unë është problem që duhet rregulluar medoemos. Nëse kërkojmë që të dalim kampionë duhet vlerësuar çdo ndeshje njëlloj, sepse 3 pikë vlen secila skuadër ndaj së cilës luan. Tri pikë vlen Tirana apo Partizani dhe po aq Egnatia. Prandaj nëse duam të jemi të parët duhet që të fitojmë edhe ndaj këtyre ekipeve.

Këtë javë do të jetë përballë Egnatias, ku në dy takime ka marrë vetëm një pikë, si e shihni këtë ndeshje?

Personalisht e shikoj më të vështirë se me Tiranën, sepse po nuk treguam vazhdimësi është e vështirë të flasim për titull.

Fitorja, objektivi i vetëm, apo rëndësi ka që të mos dilet pa pikë?

Mendoj se duhet të shkojmë vetëm për fitore. Nuk mund të mendosh për barazim në këto momente.

Nëse tregoni oshilacionet e së shkuarës, mund ta rrezikojë seriozisht titullin?

Pa diskutim që titulli vihet në rrezik nëse tregojmë përsëri oshilacione. Prandaj e theksova më përpara që kjo ndeshje është edhe më e vështirë se ndeshja me Tiranën, sepse na duhet vazhdimësia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img