Sunday, November 10, 2024

“Abissnet Superiore” për vajza/ Tirana – Vllaznia, kryesfida e javës së shtatë

Lexo

Të shtunën do të luhet java e shtatë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza. Këtë javë do të luhen vetëm tre sfida, pasi ndeshjet Kinostudio – Skënderbeu dhe Laçi – Apolonia janë shtyrë për shkak të angazhimit të disa futbollisteve me ekipin Kombëtar U-17 të vajzave.

Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, do të jetë supersfida e javës. Të dyja ekipet kryesojnë renditjen me pikë të barabarta, nga 18-të, dhe deri tani nuk njohin asnjë rezultat tjetër përveçse fitores. Kjo ndeshje e rëndësishme për kreun është planifikuar të zhvillohet të shtunën në ora 13:00, në kompleksin “Skënder Halili”.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja Lushnja – Partizani. Deri tani vajzat e Lushnjes nuk kanë grumbulluar asnjë pikë dhe janë në kërkim të triumfit të parë për këtë sezon, ndërsa vajzat e Partizanit do të kërkojnë fitoren për të mos humbur terren me kreun e renditjes.

Sfida e fundit e kësaj jave do të jetë Teuta – Gramshi që është programuar të luhet në orën 15:00. Të dyja ekipet kanë grumbulluar vetëm tre pikë pas gjashtë javëve të para dhe do të jetë një mundësi e mirë për t’u rikthyer te fitorja.

Ndeshjet e javës së shtatë:

Tirana – Vllaznia, e shtunë, ora 13:00

Lushnja – Partizani, e shtunë, ora 13:00

Teuta – Gramshi, e shtunë, ora 15:00

Kinostudio – Skënderbeu, e shtyrë

Laçi – Apolonia, e shtyrë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img