Abissnet Superiore-Sezoni i ri futbollistik 2026-2027 pritet të jetë ndër më të fortët dhe më interesantët e viteve të fundit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me rikthimin e Laçit në elitë dhe praninë e skuadrave tradicionale si Partizani,Tirana,Vllaznia,Dinamo,Teuta,Skënderbeu,Egnatia dhe Elbasanigara pritet të jetë e fortë në çdo objektiv.

Kampionët në fuqi të Egnatias do të synojnë të konfirmojnë dominimin e tyre edhe këtë sezon por përballë do të kenë rivalë të fortë si Partizani,Vllaznia,Dinamo City dhe Tirana skuadra që kanë investuar për të rikthyer titullin në radhët e tyre.

Ndërkohë Elbasani synon të mbetet një pretendent serioz ndërsa Laçi rikthehet në Superiore me ambicien për të qenë menjëherë konkurrues.

Edhe lufta për zonën që të dërgon në kupat e Europës pritet të jetë e ashpër pasi diferencat mes skuadrave janë ngushtuar dhe çdo pikë mund të rezultojë vendimtare.

Në të njëjtën kohë beteja për mbijetesë pritet të jetë po aq emocionuese me disa skuadra që do të luftojnë deri në javët e fundit për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Me një kalendar që premton përballje të forta që në javët e para tifozët mund të presin një sezon plot rivalitet emocione stadiume të mbushura dhe ndeshje spektakolare.

Abisnet Superiore 2026-2027 ka të gjitha ingredientët për të qenë një kampionat ku fituesi mund të vendoset vetëm në javët e fundit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img