(Video) Vllaznia mëson kalendarin e sezonit të “Abissnet Superiore 2026-2027”. E nis në shtëpi me Skënderbeun dhe e mbyll po në shtëpi me Vorën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndërsa janë të përqëndruar totalisht në ndeshjen e kthimit ndaj Malisheves për llogari të turit të parë të UEFA Conferencë League, kuqeblutë e Vllaznisë sot kanë mësuar edhe kalendarin e sezonit të ri futbollistik 2026-2027,  i cili sipas radhës është në edicionin e 88-të të tij.

Sfida e parë do të luhet në shtëpi duke pritur në stadiumin “Loro Boriçi” debutuesit e Skënderbeut të Korçës.

Një gjë e tillë është mësuar paraditen e sotme kur në mjediset e “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur shorti përkatës, i cili krahas çiftit Vllaznia-Skëndeërbeu ka në kalendar edhe duelet: Partizani – Teuta, Laçi – Elbasani, Dinamo – Vora dhe Egnatia – Tirana.

Në këtë mënyrë, Vllaznis me një ndeshje në shtëpi në javën e parë dhe e mbyll po në shtëpi në javën e 18-të me Vorën. Për javën e dytë të kampionatit, Vllaazia udhëton në Elbasan për t’u kthyer në “Loro Boriçi” në pritje të Partizanit.

Në javën e katërt udhëton në Laç për t’u ndeshur me kurbinasit debutues, ndërkohë në të pestën pret në shtëpi Teutën e Durrësit.

Edhe në të gjashtën, kalendari i vendos të luajnë sërishmi në shtëpi duke pritur Dinamon, ndërsa në të shtatën luajnë në transfertën rrogozhinse përballë kampiones Egnatia.

Java e tetë ka rezeruar klasiken Vllaznia-Tiranë, për tu luajtur në stadiumin “Loro Boriçi, ndërsa në të nëntën udhëton në transfertë ndaj Vorës.

Ceremonia e shortit është shoqëruar me pamje filmike nga momentet më pikante të edicionit ta kaluar, ndërkohë që drejtori i sektorit të garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Marius Sulejmani ka sqaruar se  në edicionin 2026-2027 do të garojnë 10 skuadra: KF Egnatia, AF Elbasani, KF Vllaznia, FC Dinamo City, FK Partizani, KF Tirana, FK Vora, KF Teuta, KF Laçi dhe KF Skënderbeu.

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” do të nisë më 22 gusht 2026 dhe do do të mbyllet më 9 maj 2027 ku janë planifikuar për t’u luajtur fillimisht 27 javë me të gjitha skuadrat në edicionin 2026/27.

Më pas pikët do të përgjysmohen. Gjashtë ekipet e renditura në vendet e para do të ndahen në grupin “play off” që lufton për titullin kampion. Ata do të luajnë dy faza me sfida vajtje-ardhje. Kështu do të jenë edhe 10 javë në total.

Në anën tjetër katër skuadrat e tjera do të jenë në fazën “play out”, pikërisht për të mos rënë nga kategoria. Për ta do të jenë tre faza, pra me sfida vajtje-ardhje-vajtje që japin në total edhe 9 javë. Vetëm vendi i dhjetë bie nga kategoria, ndërsa i nënti luan në finalen e “play out” me një ekip të Kategorisë së Parë.

Kalendari i plotë i sezonit të ri futbollistik 2026-2027  “Abissnet Superiore”,

…. Faza 1

Java 1

Partizani – Teuta

Laçi – Elbasani

Vllaznia – Skënderbeu

Dinamo – Vora

Egnatia – Tirana

Java 2

Teuta – Tirana

Vora – Egnatia

Skënderbeu – Dinamo

Elbasani – Vllaznia

Partizani – Laçi

Java 3

Laçi – Teuta

Vllaznia – Partizani

Dinamo – Elbasani

Egnatia – Skënderbeu

Tirana – Vora

Java 4

Teuta – Vora

Skënderbeu – Tirana

Elbasani – Egnatia

Partizani – Dinamo

Laçi – Vllaznia

Java 5

Vllaznia – Teuta

Dinamo – Laçi

Egnatia – Partizani

Tirana – Elbasani

Vora – Skënderbeu

Java 6

Teuta – Skënderbeu

Elbasani – Vora

Partizani – Tirana

Laçi – Egnatia

Vllaznia – Dinamo

Java 7

Dinamo – Teuta

Egnatia – Vllaznia

Tirana – Laçi

Vora – Partizani

Skënderbeu – Elbasani

Java 8

Teuta – Elbasani

Partizani – Skënderbeu

Laçi – Vora

Vllaznia – Tirana

Dinamo – Egnatia

Java 9

Egnatia – Teuta

Tirana – Dinamo

Vora – Vllaznia

Skënderbeu – Laçi

Elbasani – Partizani

Faza 2

Java 10

Teuta – Partizani

Elbasani – Laçi

Skënderbeu – Vllaznia

Vora – Dinamo

Tirana – Egnatia

Java 11

Tirana – Teuta

Egnatia – Vora

Dinamo – Skënderbeu

Vllaznia – Elbasani

Laçi – Partizani

Java 12

Teuta – Laçi

Partizani – Vllaznia

Elbasani – Dinamo

Skënderbeu – Egnatia

Vora – Tirana

Java 13

Vora – Teuta

Tirana – Skënderbeu

Egnatia – Elbasani

Dinamo – Partizani

Vllaznia – Laçi

Java 14

Teuta – Vllaznia

Laçi – Dinamo

Partizani – Egnatia

Elbasani – Tirana

Skënderbeu – Vora

Java 15

Skënderbeu – Teuta

Vora – Elbasani

Tirana – Partizani

Egnatia – Laçi

Dinamo – Vllaznia

Java 16

Teuta – Dinamo

Vllaznia – Egnatia

Laçi – Tirana

Partizani – Vora

Elbasani – Skënderbeu

Java 17

Elbasani – Teuta

Skënderbeu – Partizani

Vora – Laçi

Tirana – Vllaznia

Egnatia – Dinamo

Java 18

Teuta – Egnatia

Dinamo – Tirana

Vllaznia – Vora

Laçi – Skënderbeu

Partizani – Elbasani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img