Sunday, December 7, 2025

Abissnet Superiore-Sot, 2 duelet e para: Bylis – Teuta 13:30 dhe Tirana – Partizani 18:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Abisnet Superiore rikthehet sot sërish në fushë me tre ndeshjet e para mjaft interesante dhe të luftuara, që do të zhvillohen në kuadër të javës së 15-të të kampionatit, takime këto që do të luhen në dy orare të ndryshme.

Gjithçka do të ngrej siparin me duelin Bylis-Teuta,përballje kjo që do të luhet në orën 13:30 dhe që zhvillohet në stadiumin “Adush Muçaj”.

Ndërkohë në mbrëmje gjithë kryeqyteti do të jetë sy e veshë nga derbi.

Tirana-Partizani do të përballen mes tyre për herë të dytë në këtë sezon, ndërsa do të synojnë fitoren e cila vlen për krenari dhe prestigj, vlen për një qytet të tërë.

Dy rivalët e përjetshëm vihen përballë njër-tjetrit në “Air Albania” duke nisur që nga ora 18:00.

Ndërkohë, nesër, të hënën, janë në program tre ndeshje të tjera.  Egnatia pret Vorën në orën 16:00, ndërsa në orën 19:00 do të luhen dy sfidat e fundit të javës. Vllaznia udhëton drejt Elbasanit dhe Flamurtari pret Dinamo City-n në Vlorë.

Kalendari i javës së 15-të të Abissnet Superiore

Sot

Bylis – Teuta       13:30

Tirana – Partizani    18:00

Nesër

Egnatia – FK Vora    16:00

AF Elbasani – Vllaznia  19:00

Flamurtari – Dinamo City  19:00

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img