Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy duelet e fundit të javës së 26-të: Vllaznia-Tirana dhe Teuta-Erzeni

Lexo

Ditën e sotme do të luhen dy sfidat e tjera të javës së 26-të,teksa spektakli është i garantuar. Do të luhet derbi i Durrësit dhe Klasikja e Shqipërisë,të dyja në orën 17:00.

Teuta dhe Erzeni do të përplasin “brirët” në “Niko Dovana” në një takim që pritet të jetë mjaft i luftuar. Një “finale” mbijetese për të dyja skuadra dhe 3 pikët jan “jetike” për qëndrimin në elitë për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë paralelisht në Shkodër do të luhet një tjetër superndeshje. Përballë do të vihen dy ekipet më të titulluara të kampionatit shqiptarë dhe do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për fitoren. Aktualisht shkodranët janë skuadra e momentit në Superiore,me kuqeblutë që kërkojnë një tjetër triumf për t’u afruar me Egnatian kryesuese. Ndërkohë nga krahu tjetër kryeqytetasit tentojnë vetëm 3 pikët për të qenë pjesë e “Final-Four”.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 26-të të Superiores

Dje

EGNATIA – DINAMO  1-1

LAÇI – SKËNDERBEU  0-1

PARTIZANI – KUKËSI  3-0

Sot

VLLAZNIA-TIRANA 17:00

TEUTA-ERZENI 17:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img