Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy duelet e para të javës së 20-të, Kukësi-Egnatia dhe Teuta-Tirana

Lexo

“Abisnet Superiore” ngre sot siparin e javës së 20-të. Dy ndeshje mjaft interesante do të luhen në Kukës dhe Durrës,me ekipet që janë në kërkim të pikëve mjaft të rëndësishme.

Ndeshja e parë është ajo mes Kukësit dhe Egnatias. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena” do të startojë në orën 13:30. Dy ekipet vijnë në këtë sfidë me objektiv 3 pikëshin,me Egnatian që dëshiron marshimin si kryesuese, ndërsa verilindorët “luftojnë” për “Final Four”.

Në krahun tjetër në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”,Teuta do të presë Tiranën për të luajtur një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante. Teuta kërkon pikë jetike,ndërsa Tiranan kërkon fitoren për të qenë sa më e sigurt në zonën e katërshes së parë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img