Tuesday, May 7, 2024

“Abissnet Superiore”-Sot, dy ndeshjet e fundit të javës së 17-të, Kukësi-Erzeni dhe Teuta-Egnatia

Lexo

Java e 17-të e kategorisë Abissnet Superiore nisi dje me tre ndeshjet e para, ku pas barazimit të mesditës, Kastrioti-Partizani, në mbrëmje, Vllaznia dhe Tirana, fituan respektivisht ndaj Laçit dhe Bylisit me shifrat e thella 4-1.

Ndërkohë, dy ndeshjet e fundit të kësaj jave luhen sot. Çifti i parë nis në orën 13:00, mes Kukësit vendas dhe Erzenit mysafir. Një përballje mes dy skuadrave në pozicione të ndryshme, me verilindorët që për momentin lutojnë me skuadrat e fundrenditjes dhe shijakasit në formën më të mirë që i kanë të gjitha mundësitë të luftojnë për Kupat e Europës.

Dueli tjetër, ai në mes Teutës dhe Egnatias, do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar prej orës 16:00. Edhe këtu, e njëjta situata si në çiftin e mesditës, me dy skuadra që luftojnë për mbijetese dhe Europë. Një përballje kjo edhe mes dy prej trajnerëve të njohur, Shpëtim Duro i Egnatias dhe Edi Martini i Teutës, skuadër me të cilën bëri histori duke fituar të gjitha trofetë e sezonit dy vite më parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img