Friday, April 26, 2024

Boks Profesionist-“Nata e Kampionëve”, sot ora 17:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Transmetim i drejtpërdrejt nga RTSH Shkodra dhe RTSH Sport.

Lexo

Turneu i Boksit Profesionist, i emëruar “Nata e kampionëve”, është gati për start. Unioni i Boksit Shqiptar, që është edhe organizatori i këtij eventi shumë të rëndësishëm që zhvillohet sonte në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke filluar nga ora 17:00, mbrëmjen e djeshme realizua peshimin e konkurentëve të peshave përkatëse.

Sipas Jani Nano – Supervizor (Sekretar i Përgjithshëm i Unioni i Boksit Shqiptar (UBSH), në bazë të zyrtarizimit të kundërshtarëve të secilës peshë si dhe peshimit të secilit konkurent, për mbrëmjen e sotme do të kemi 6 ndeshje, 5 prej tyre të kategorisë profesioniste, si një e kategorisë amatore.

Aktiviti nis pikërisht me çitin amator në mes dy boksierëve shqiptarë, Bekim Vjerdha Vllaznia dhe Redis Karaj Studenti për të vijuar më pas me katër ndeshjet e para profesioniste, ndërkohë që në fund është planifikuar, ndeshja e mbrëmjes, siç e quajnë organizatorët, aty ku për peshën +91 kg, do të boksojë kampioni shkodran Nelson Hysa duke pasur përballë kampionin e Çekisë, Pavel Sour.

Ja kalendari i plotë i ndeshjeve:

 (Amatore):

Bekim Vjerdha(Vllaznia)-Redis Karaj(Studenti)

(Profesioniste):

1- (72kg) Armando Grishaj(Albani)- David Romanic (B/H)

2- (76kg) Senad Drini(Albani) – Kearon Thomas (GBR)

3- (91kg) Viktor Mihailovic (MNE) – Aleksa Kesic (B/H)

4- (79kg) Arjon Kajoshi(Albani) – Aliaksnder Dzemka (BLR)

Ndeshja e Mbrëmjes

5- (+91kg) Nelson Hysa(Albani) – Pavel Sour (Çeki)

Aktiviteti mbikqyret nga UBSH- Unioni i Boksit Shqiptar

Jani Nano – Supervizor (Sekretar i Përgjithshëm i UBSH)

Ethem Ibrahimi – Inspektor/Kryegjyqtar

Arbitra & Gjyqtarë:

Baftjar Abazaj (Shqipëri)

Latif Demolli (Kosovë)

Oltion Kraja (Shqipëri)

Marsel Dhima (Shqipëri)

Mjek – Theodhor Mile

Nga sa bëhet e ditur, Turneu i Boksit Profesionit-“Nata e Kampionëve”, do të transmetohet drejtpërdrejt nga pallati i sportit, “Qazim Dervishi” në RTSH Shkodra dhe RTSH Sport.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img