Tuesday, April 23, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy ndeshjet e para të javës së 11-të. Duel mbijetese në Ballsh, derbi i prefekturës në “Niko Dovana”

Lexo

Java e 11-të e kategorisë Superiore nis sot me dy duelet e orës 13:00, Bylis-Teuta dhe Erzeni-Kastrioti. Dy takime që pritet të jetë të dyluftuara, pasi të katër skuadrët kanë objektiv fitoren.

Sfida që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, ka vënë përballë dy skuadra që për pozitat aktuale të renditjes, luftojnë për mbijetese. Bylisi vendas që aktualisht mban vendin e parafundit në renditje me 11 pikë, është më i avantazhuar, pasi luan përpara tifozërisë mallakastriote duke pasur objektiv vetëm fitoren. Me të njëjtin objektiv udhëton në Ballsh edhe skuadra durrsake Teuta, e cila si asnjëherë tjetër mbyll tabelen e kalsifikimit me vetem 7 pikë.

Ndërkohë, po aq interesante është edhe sfida që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, aty ku ndeshen dy skudra të së njëjtës prefekturë duke e shdërruar këtë ndeshje në një derbi. Erzeni, me një paraqitje fantastike në këtë sezon, që ndonëse debutues mban vendin e tretë me 16 pikë pret Kastriotin, i cili ndonëse me oshilacione, ka nisur të rritet në lojë, rezultate dhe renditje duke qënë aktualisht në vendin e gjashtë me 13 pikë.

Tre çiftet e tjera të javës së 11-të të kategorisë Abissnet Superiore do të luhen të enjten me këtë kalendar: Kukësi-Vllaznia, Laçi-Partizani dhe Tirana-Egnatia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img