Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy ndeshjet e radhës të javës së 19-të: Egnatia-Skënderbeu dhe Partizani-Teuta

Lexo

Superiorja u rikthye ditën e djeshme me derbin Dinamo-Tirana e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin 2-3. Teksa sot luhen dy ndeshje të tjera mjaft interesante,të vlefshme për javën e 19-të.

Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun. Një ndeshje në të cilën rrogozhinasit do të kërkojnë 3 pikët e para të sezonit përballë korçarëve. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” do të startojë në orën 13:30.

Ndërkohë që risia e kësaj ndeshje është trupa gjykuese ku si kryesore e ndeshjes është caktuar Emanuela Rusta e cila do të ketë si ndihmësa të saj Arbër Zalla dhe Emigers Ganxhi ndërsa i katërt është caktuar Erjon Bylykbashi. Në sistemin Var dhe Avar do të jetë dyshja Juxhin Xhaja dhe Marjus Qose.

Në krahun tjetër në orën 17:00 në “Arenën e Demave” Partizani do të presë Teutën. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare për Orges Shehin si trajner i “Demave” dhe sigurisht dëshiron që ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkohë në ndeshjen e mbrëmjes do të vendos drejtësi Kreshnik Cjapi me ndihmësa të tij Ilir Tartaraj dhe Nuri Rrapaj ndërsa arbitër i katërt do të jetë Orlando Kuka. Sistemi Var dhe Avar i është besuar dyshes Olsid Ferataj dhe Dorjan Maletaj.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img