Saturday, July 27, 2024

Egnatia, nuk shkëlqen, por i mjafton një gol i vetëm i Fernandos për të marrë tre pikët dhe mbajtjen e kreut të renditjes

Lexo

Egnatia-Skënderbeu 1-0(Shënues: Fernando 60’)

Egnatia:Sherri,Fangaj,Dylis,Xhemajli,Ndreca,Fernando,Mëllugja,Zejnullai(Ibrahimoglu 75),Xhoel(Memolla 85),Gjata(Montenegro 90),Spahiu(Ahmetaj 85) Trajner: Edlir Tetova

Skënderbeu:Alia,Gërxho,Ramos(Nikaj 64),Prençi,Shaqe(Vangjeli 80),Rabiu,Liço,Randi,Juri(Pecani 69),Rashica(Xhantu 80),Ahanonu(Uçe 80) Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Gjyqtarë:Emanuela Rusta(Elbasan),Arbër Zalla(Tiranë),Emigers Ganxhi,Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Juxhin Xhaja(Tiranë) Avar:Marjus Qose(Lushnje) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Astrit Dervishi(Shkodër)

Egnatia e nis vitin e ri me fitore teksa rrogozhinasit mposhtën në shtëpi me shifrat 1-0 Skënderbeun. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova ju fal një goli të shënuar në pjesën e dytë nga ana e Fernandos.

Në minutën e 60-të braziliani u shfaq nga 11-metrat dhe u tregua i saktë duke mposhtur portierin e korçarëve Alia. Në vijim miqtë u munduan të reagonin por pa ia dalë me sukses teksa Egnatia e mbrojti me fanatizëm avantazhin.

Pas kësaj fitoreje Egnatia ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe ruan kryesimin e Superiores,ndërsa nga ana tjetër të besuarit e trajnerit Ivan Gvozdenoviç mbeten me 22 pikë në vendin e gjashtë duke kaluar një moment negativ pasi koleksionuan disfatën e tretë radhazi.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img