Wednesday, December 11, 2024

Abissnet Superiore-Sot, edhe dy duele të tjera për javën e dytë, i fortë ai i “Loro Boriçit”, Vllaznia-Kukësi

Lexo

E nisur ditën e djeshme me dy ndeshjet e para, Teuta-Bylis dhe Kastrioti-Erzeni, që të dyja të mbyllura në barazim, e para 1-1 dhe e dyta 0-0, java e dytë e kampionatit kombëtar të Abissnet Superiore vijon sot edhe me dy përballje të tjera.

Egnatia-Tirana, në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 17:00 dhe Vllaznia-Kukësi, në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 19:30 janë dy sfida e sotme. Secila prej tyre ka rëndësinë e saj, por drithërimat më të mëdha pritet të jenë në kryeqëndrën e veriut shqiptar, aty ku një tifozëri e tërë kuqeblu pret fitoren.

Në kampin kuqeblu, tensioni duke disi më i madh, pasi fitorja duket detyrim për Vllazninë, ndërkohë, që një gjë të tillë në fakt e kërkon edhe vete Kukësi, dhe sidomos tekniku Gega, ku për hirë të së vertetes, java e pragndeshjes me Vllazninë nuk ka qënë e qetë për të, pasi edhe për të kërkohet patjetër fitorja tre pikëshe nga ana e drejtuesve të klubit kuksian.

Java e dytë e Superiores mbyllet nesër me ndeshjen e fundit, Partizani-Laçi, e cila luhet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img