Kategoria Abissnet Superiore nis sot ndeshjet e javës së 13-të, ku në kalendar janë 13-të ballafaqime, të cilat nisin sfidën e ndërprerë në minutën e 25-të të dy javëve më parë. Bëhet fjalë përë ndeshjen, Egnatia-Partizani, në ngjarjen e dhimshme të ndarjes nga jeta të futbollistit ganez Rafael Duamena. Sipas njoftimit të FSHF-së, Egnatia-Partizani do të nis në orën 13:30, me kronometrin që do të shënopjë minutën e 25-të, duke pasur në fuqi rezultatin e barabartë, 1 me 1 të ndeshjes së mëparshme.
Në vijim të ditës së sotme, do të jenë dy takimet e tjera, ai Dinamo-Erzeni dhe Tirana-Kukësi, të cilët nisin përkatësisht në orën 17:00 i pari dhe 20:00, i dyti. Dinamo-Erzeni luhet në stadiumin “Niko Dovana” dhe Tirana-Kukësi në stadiumin “Air Albania”, që pas një ndërprerje për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi, rihap dyert për Superioren e futbollit shqiptar.
Java e 13-të e Supëriores, mbyllet ditën e premte me dy ndeshjet e tjera, Vllanzia-Laçi, dhe Skënderbeu-Teuta, duele këto të cilat nisin që të dyja në oran 17:00.
Kalendari i javës së 13-të Abissnet Superiore
Sot
Egnatia-Partizani, ora 13:30
Dinamo-Erzeni, ora 17:00
Tirana-Kukësi, ora 20:00
Nesër
Vllaznia-Laçi, ora 17:00
Skënderbeu-Teuta, ora 17:00