Dita e sotme eshte e garantuar te prodhoj spektakel teksa tre ndeshje do të mbyllin javen e 24-t te Kategorise Superiore. Vemendja kryesore eshte te derbi mes Tiranes dhe Partizanit ne oren 19:00 në stadiumin “Air Albania” me te kuqt si prites. Bardheblute me nje fitore do te shkeputeshin plot 6 pike larg dhe mund te jete nje goditje qe largon rivalet direkt per titullin kampion.
Gjithsesi ndeshja e pare per sot luhet në Laç, teksa kurbinasit presin Kukesin ne oren 13:00 ne nje perballje direkte per te shmangur zonen Play-Out. Dy ekipet jane ngjitur ne renditje dhe fitorja eshte kusht per secilen.
Ne oren 16:00, në Niko Dovana,Vllaznia sfidon Teuten e cila eshte ne formen me te mire te kampionatit. Shkodranet duan te perfitojne nga derbi dhe nje fitore do t’i rikthente serish pretendent serioz per titullin.
Dy ndeshjet e par ate javes se 24-t u luajten dhe fiksuan keto rezultate: Egnatia-Kastrioti 4-1 dhe Bylis-Erzeni 1-1.
Dje
Egnatia-Kastrioti 4-1, Bylis-Erzeni 1-1.
Sot
Laçi-Kukesi 13:00, Teuta-Vllaznia 16:00, Partizani-Tirana 19:00.