Monday, May 6, 2024

“Abissnet Superiore”-Sot, tre duelet e para të javës së 17-të. Kryesfida, Vllaznia-Laçi, luhet në “Loro Boriçi”, ora 16:00

Lexo

E konceptuar të luhet në dy ditë, java e 17-të e kategorisë Abissnet Superiore nis sot me tre dulet e para, sipas këtij kalendari: Kastrioti-Partizani, Vllaznia-Laçi dhe Tirana-Bylis.

Përballja e parë mes krutanëve vendas dhe Partizanit mysafir luhet në stadiumin e Kamzës duke filluar nga ora 13:00, ndërkohë që dy sfidat e tjera, Vllaznia-Laçi dhe Tirana-Bylis, janë planifikuar për orën 16:00.

Vemendja e opinionit sportiv shqiptar dhe kryesisht atyre shkodran është e përqëndruar në kryesfidën që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, mes skuadrës vendase Vllaznia dhe Laçit mysafir.

Dy skuadra këto, që në të gjitha përnalljet e tyre, si në Shkodër apo edhe në Laç, kanë prodhuar emocione. E tillë pritet të jetë edhe përballja e sotme, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren.

Për vete situatën pozitive që po kalon skuadra kuqeblu, tifozëria shkodrane sot është në pritje të fitores së radhës, aq më tepër kur me skuadrën kuqeblu pritet edhe debutimi i blerjes më të re, Bekim Balaj.

Kalendari i ndeshjeve të sotme

KASTRIOTI – PARTIZANI 13:00

VLLAZNIA – LAÇI 16:00

TIRANA – BYLIS 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img