Java e 30-të e kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë. Tre nga pesë duelet e kësaj kategorie do të luhen sot, ndërsa dy të tjerat, nesër.
Natyrisht që për ditën e sotme, por edhe në tërësi të krejt javës, ndeshja më kryesore konsiderohet ajo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe Tiranës mysafire.
Një klasike kjo e futbollit shqiptar, e cila do të nisë në orën 18:00, që i gjen skuadrat kundërshtare, me Tiranën kryesuese të renditjes me 11 pikë më shumë sesa Vllanzia e vendit të katërt, por që kurrësesi kjo diferencë nuk pritet të ndikojë në spektaklin që skuadrat pritet të japin në fushën e lojës.
Ndërkohë, me po aq interes priten edhe dy ballafaqimet e tjera të ditës së sotme, Egnatia-Laçi që nis në orën 15:00 dhe sidomos, derbi durrsak, Teuta-Erzeni.
Java e 30-të e Superiores vazhdon nesër me dy takimet e fundit, Kastrioti-Kukësi dhe Partizani-Bylis.
Kalendari i javës së 30-të të Superiores
Sot
Egnatia-Laçi, ora 15:00
Vllaznia-Tirana, ora 18:00
Teuta-Erzeni, ora 18:00
Nesër
Kastrioti-Kukësi, ora 15:00
Partizani-Bylis, ora 18:00