Wednesday, April 24, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Sot, duelet e javës së 24-të. Dy kryesueset, Skënderbeu dhe Dinamo luajnë në transfertë

Lexo

Kategoria e parë e futbollit shqiptar, luan sot ndeshjet e javës së 24-të, takime këto të cilat që të gjitha nisin në orën 16:00.

Me interes priten ballafaqimet e dy skuadrave kryesuese, Skënderbeu dhe Dinamo, të cilat kanë marrë rrugën drejt Superiores, që të dyja luajnë në transfertë. Korçarët që në tabelë kanë 45 pikë do të jenë mysafirë në Cërrik për t’u ndeshur me Turbinën e vendit të 11-të me 26 pikë, ndërsa blutë dinamovitë me 44 pikë në renditje, do të vizitojnë qytetin e Lushnjes, ku skuadra vendase renditet në vendin e 9-të me 28 pikë.

Nga ana tjetër, Flamurtari i vendit të tretë me 40 pikë, i cili kërkon edhe ai një vend në Superiore, pret Tomorrin në shtëpi. Ndërkohë, takimet e tjera, janë këto: Besa-Oriku, Korabi-Burreli, Apolonia-Besëlidhja, ndërkohë që Luzi 2008-Tërbuni nuk luhet, ku për arsye të përjashtimit të skuadrës pukjane nga konkurimi, Luzi fiton ndeshjen në tavolinë.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 24-të

LUSHNJA – DINAMO 16:00

TURBINA – SKËNDERBEU 16:00

FLAMURTARI – TOMORI 16:00

APOLONIA – BESËLIDHJA 16:00

BESA – ORIKU 16:00

KORABI- BURRELI 16:00

LUZI 2008 – TËRBUNI 3-0 (Në tavolinë)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img