Monday, May 6, 2024

“Abissnet Superiore”-Sot tre ndeshjet e para të javës së 30-të, spikat klasikja, Vllaznia-Tirana

Lexo

Java e 30-të e kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë. Tre nga pesë duelet e kësaj kategorie  do të luhen sot, ndërsa dy të tjerat, nesër.

Natyrisht që për ditën e sotme, por edhe në tërësi të krejt javës, ndeshja më kryesore konsiderohet ajo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe Tiranës mysafire.

Një klasike kjo e futbollit shqiptar, e cila do të nisë në orën 18:00, që i gjen skuadrat kundërshtare, me Tiranën kryesuese të renditjes me 11 pikë më shumë sesa Vllanzia e vendit të katërt, por që kurrësesi kjo diferencë nuk pritet të ndikojë në spektaklin që skuadrat pritet të japin në fushën e lojës.

Ndërkohë, me po aq interes priten edhe dy ballafaqimet e tjera të ditës së sotme, Egnatia-Laçi që nis në orën 15:00 dhe sidomos, derbi durrsak, Teuta-Erzeni.

Java e 30-të e Superiores vazhdon nesër me dy takimet e fundit, Kastrioti-Kukësi dhe Partizani-Bylis.

Kalendari i javës së 30-të të Superiores

Sot

Egnatia-Laçi, ora 15:00

Vllaznia-Tirana, ora 18:00

Teuta-Erzeni, ora 18:00

Nesër

Kastrioti-Kukësi, ora 15:00

Partizani-Bylis, ora 18:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img