E filluar ditën e premte me dy çiftet, Erzeni-Vllaznia 2-2 dhe Skënderbeu-Dinamo 1-0,java e dytë e kategorisë Superiore t futbollit shqiptar ka vijuar të shtunën me ndeshjen e tretë Teuta-Tirana e mbyllur në barazim, 2-2.
Në pritje të dy ndeshjeve të fundit të kësaj jave, Kukësi-Egnatia dhe Partizani-Laçi ora, renditjen provizore e kryeson skuadra korçare, Skënderbeu me 6 pikë të plota.
Në vend të dytë me nga 4 pikë renditen Vllaznia dhe Tiranë, për të vijuar me Erzenin që ka dy pikë, Laçin dhe Teuten nga 1 pikë, si dhe Dinamon dhe Kukësin me nga 0 pikë. Renditje kjo që pret rezultatet e dy ndeshjeve të fundit Kukësi-Egnatia, Partizani-Laçi, për të marrë formën e plotë.
JAVA 2 e Superiores
Të premten
Erzeni-Vllaznia 2-2
Skënderbeu-Dinamo 1-0
Të shtunën
Teuta-Tirana 2-20
Të dielën
Kukësi-Egnatia ora 16:00
Partizani-Laçi ora 19:00