Wednesday, July 24, 2024

Abissnet Superiore. Të dielen luhen dy ndeshjet e fundit. Renditjen provizore e kryeson Skënderbeu me pikë të plota

Lexo

E filluar ditën e premte me dy çiftet, Erzeni-Vllaznia 2-2 dhe Skënderbeu-Dinamo 1-0,java e dytë e kategorisë Superiore t futbollit shqiptar ka vijuar të shtunën me ndeshjen e tretë Teuta-Tirana e mbyllur në barazim, 2-2.

Në pritje të dy ndeshjeve të fundit të kësaj jave, Kukësi-Egnatia dhe Partizani-Laçi ora, renditjen provizore e kryeson skuadra korçare, Skënderbeu me 6 pikë të plota.

Në vend të dytë me nga 4 pikë renditen Vllaznia dhe Tiranë, për të vijuar me Erzenin që ka dy pikë, Laçin dhe Teuten nga 1 pikë, si dhe Dinamon dhe Kukësin me nga 0 pikë. Renditje kjo që pret rezultatet e dy ndeshjeve të fundit Kukësi-Egnatia, Partizani-Laçi, për të marrë formën e plotë.

JAVA 2 e Superiores

Të premten

Erzeni-Vllaznia 2-2

Skënderbeu-Dinamo 1-0

Të shtunën

Teuta-Tirana 2-20

Të dielën

Kukësi-Egnatia ora 16:00

Partizani-Laçi ora 19:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img