Saturday, July 27, 2024

Shkodrani, Jasmin Rraboshta nderon Voren, e nis me dopietë kampionatin e kategorisë së parë. Objektivi, kualifikimi në Superiore!

Lexo

Jasmin Rraboshta, futbollisti shkodran që ka luajtur më herët për Vllazninë duke fituar edhe trofe, dhe më pas duke e vazhduar karrieren sportive me shumë skuadra të futbollit shqiptar, por edhe në Kosovë, së fundmi i është bashkuar projektit ambicioz të KF Vora.

Sezonin e kaluar, Rraboshta shkëlqeu në kampionatin e kategorisë së dytë, ku si golashënuesi më i mirë i  i Vorës, kontribuoi në kualifikimin e kësaj skuadre në kategorinë e parë.

Me të njëjtin objektiv e ka nisur edhe sezonin e ri futbollistik, ku duke qënë sërishmi në majë të sulmit vorak, tashmë në kategorinë e parë, tundi dy herë rrjetën e portës kundërshtare në fitoren e arritur 4-2 ndaj Beses së kavajës.

Së bashku me bashkëqytetarin e tij, Eridon Qardaku, që pas përvojës me Bylisin i është bashkuar Vorës këtë sezon futbollistik, madje duke shënuar edhe ai që në ndeshjen e parë, dy shkodranët kanë mission ngritjen e Vorës në kategorinë Superiore. Një gjë të tillë e theksoi Rraboshta edhe në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes në mikrofonin e MCN TV.

“E rëndësishme ishte ta nisnim ndeshjen e parë me fitore dhe ia arritëm qëllimit. Nuk ka rëndësi kush shënon. Synimi im kryesor është që të ndihmoj ekipin që të ngjitet në Superiore, me ndihmën e zotit.”, u shpreh Rraboshta.

Në vijim, ai pranoi rivalitetin e madhe që pritet të jetë me ekipe të tradites, si Elbasanin, Flamurtarin apo ndonjë tjetër, Rraboshta, thotë se “nuk ka ekipe të mëdha apo të vogla. Nënvlerësimi i ekipeve të vogla është shumë gabim që mund të ndikojë shumë. Të gjitha ekipet janë njësoj dhe ndeshjet duhet merren njëra pas tjetrës.”

I pyetur për Vllazninë, ku është lindur dhe rritur si futbollist, shkodrani Jasmin Rraboshta që edhe pse në moshë 33 vjeçare po kalon një rini të dytë, uroj që skuadra kuqeblu të kapë 4 vendet e para të renditjes për të mbërritur në fazën finale ku luftohet për titull.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img