Kategoria Superiore nuk shquhet për nivelin e lartë teknik,por më shumë për lojën e luftuar dhe duelet fizike. Në vitet e fundit vihet re një rritje e konsiderueshme e nivelit teknik,por karakteristika kryesore mbetet ashpërsia në fushë. Në një vëzhgim të këtyre 15 javëve të kampionatit,arbitrat kanë akorduar plot 345 kartona të verdhë dhe 9 të kuq me një mesatare prej 2.6 kartonash të verdhë për ndeshje.
Klubi më i zverdhur është Tirana me 45 kartonë,ndjekur nga Teuta e Skënderbeu me 40. Ndërsa më i skuquri është Dinamo me 4 të tillë,ndjekur nga Kukësi me 3 dhe Vllaznia,Erzeni,Egnatia e Skënderbeu me 2. Vetëm 1 herë janë ndëshkuar Partizani e Teuta,ndërsa Laçi e Tirana asnjëherë.
Sa i përket lojtarëve,mbrojtësit Artan Jazxhi dhe Klevis Shaqe janë më të ndëshkuarit me 7 të verdhë,ndjekur nga Kotobelli,Doka,Randi,Krymi,Peposhi dhe Sadiki me nga 6 për të vijuar më poshtë me një listë të gjatë ku mbrojtësit plotësojnë pjesën më të madhe për shkak edhe të detyrave në lojë. Lojtarët që kanë lënë ekipin me 10 lojtarë janë shumë, plot 17 pasi asnjëri prej tyre nuk ka marrë më shumë se 2 kartonë të kuq. Këta janë: Kahrimanoviç, Lala, Fangaj, Reçi, Atanda, Dema, Duamena, Prençi, Dragoshi, Nikaj, Maget, Gudjabi, Smajli, Duka, Krasniqi, Zabërgja dhe Behiratce.
Fatos LAMAJ