Sunday, November 24, 2024

Abissnet Superiore, vijon sot edhe me dy ndeshje të tjera, Erzeni-Teuta dhe Kukësi-Kastrioti

Lexo

Tirana-Vllaznia, takim ky i luajtur pasditen e djeshme në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit dhe i fituar nga kuqeblutë,  1-2, ishte sfida e parë e javës së tretë të kateorisë Abissnet Superiore. Java e tretë vazhdon sot me dy takime të tjera, Erzeni-Teuta dhe Kukësi-Kastrioti, starti i të cilave është në të njëjtën orë, atë 15:00.

Shijakasit e drejtuar nga trajneri Xhevahir Kapllani, edhe pse janë pritës, për arsye të mos liçensimit të fushës së tyre, janë të detyruar të luajnë në stadiumin “Niko Dovana”, aty ku Teuta edhe pose është udhëtuese ka shansin të luajë në shtëpinë e saj. Një derbi durrsake, që po pritet me shumë interes nga të dy kampet përkatëse, të cilat pritet të shoqërohen nga tifozë të shumtë.

Jo pa interes pritet edhe sfida tjetër, Kukësi-Kastrioti që do të luhet në stadiumin “Kukës Arena”. Me një pikë në dy ndeshje, barazim me Tiranën dhe humbje me Vllazninë, për kuksianët e drejtuar nga Skënder Gega, fitorja është detyrim.

Në të njëjtën kuotë pikësh ështe edhe Kastrioti, ndaj edhe për krutanët e drejtuar nga Emiliano Çala kërkohet patjetër pikë në këtë ndeshje.

Java e tretë e Superiores mbyllet nesër me dy takimet e tjera, Laçi-Egnatia dhe Bylis-Partizani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img