Sunday, May 5, 2024

Armando Broja, edhe për 6 vite në pronësi të Chelset. Shkodrani ndjehet i lumtur që vazhdon bashkëpunimin me klubin e tij të preferuar

Lexo

Shumë komente e shoqëruar merkaton e futbollistit të kombëtares shqiptare Armando Broja, ku falë talentit të tij të padiskutueshëm, një numër i madh skuadrash e dëshironin ta kishin në përbërje të tyre. Por, në fund Chelsea, klubi që zotëron kartonin e tij vendosi ta mbajë për vete duke qënë i bindur se supertalenti shqiptar do të shpërthejë edhe më shumë në përbërje të tyre duke kapur majat më të larta të futbollit botëror.

Zyrtarisht, drejtuesit e Chelset, kanë konfirmuar se sulmuesi Armando Broja ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare për të qëndruar në Stamford Bridge deri në vitin 2028. Sulmuesi e kaloi sezonin 2021/22 si i huazuar te Southampton dhe shënoi nëntë herë në 38 paraqitje për Saints. Në këtë sezon ka bërë tri paraqitje si zëvendësues për skuadrën e Thomas Tuchel dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në vazhdim.

West Ham ishte i interesuar për nënshkrimin me sulmuesin shqiptar këtë verë, kundrejt një oferte prej 30 milionë stërlinash. Por një bisedë me Tuchel bëri që 20-vjeçarit të qëndrojë në Stamford Bridge, dhe tani ai ka përkushtuar të ardhmen e tij afatgjatë në klub me një marrëveshje të re gjashtëvjeçare.

Marrëveshja në fjalë e ka gëzuar dhe lumturuar shkodranini, i cili ndërt të tjera, është shprehur: ”Unë kam humbur fjalët me të vërtetë vetëm duke menduar për këtë. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe që e dua. Kam qenë këtu që kur isha i vogël, kështu që është një ndjenjë surreale për mua dhe familjen time. Të jesh në gjendje të veshësh fanellën blu me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img