AF Elbasani ka nisur nga puna për Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede i ka sytë nga Superiorja dhe me afrimet e bëra në këtë merkato vere, tekniku i verdhebluve u shpreh pak ditë më parë se Superiorja është objektivi i vetëm këtë sezon dhe që duhet të arrihet patjetër.
Në ditën e parë të stërvitjes, skuadra është përshëndetur nga qindra tifozë të cilët kishin vendosur që të mbështesnin skuadrën e qytetit. Me flakadanë dhe tymuese në duart, “Ultras Tigrat” e kanë kthyer seancën stërvitore në festë, duke iu treguar ekipit se do të kenë mbështetje të madhe edhe gjatë sezonit.
Elbasani arriti të ngjitej nga Kategoria e Dytë në të Parën dhe tashmë synon që në vitin 2024, të rikthehet në Superiore pas një mungese 9 vjeçare.
Kujtojmë që Elbasani u themelua nga fillimi, duke bërë ndryshime në logo dhe në emër, ku nga KF Elbasani, u kthye në AF Elbasani.
Fatos Lamaj