Friday, May 3, 2024

Mosplotësimi i kushteve të kërkuara, dorëhiqet trajneri i kombëtares së basketbollit meshkuj, Afrim Bilali

Lexo

starti i kualifikueseve të paraeleminatoreve të Kampionatit Europian 2025, ndërsa Shqipëria ndodhet në grup me Rumaninë dhe Sllovakinë, Bilali ka vendosur të japë dorëheqjen.

I ardhur që më 2019-ën në krye të kuqezinjve, pikërisht të hënën, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook, Bilali ka lajmëruar largimin. Gjë të cilën tashmë e ka bërë zyrtare dhe në Federatën Shqiptare të Basketbollit.

Miq, për arsye të mos plotësimit të kushteve të dakortësuara më parë, jam i detyruar të jap dorëheqjen nga ekipi kombëtar. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoj me çdo kënd prej jush që ka qenë pjesë i këtij rrugëtimi me mua”, citohet në postimin e përcjellw nw rrjetin social FB, nga shkodrani Afrim Bilali.

Tanimë pritet të emërohet trajneri i ri, që sipas burimeve të mirëinformuara në Federatën Shqiptare të Basketbollit do të bëhet nga presidenti Avni Ponari, që në një konferencë për shtyp do të japi dhe një pasqyrë edhe për të gjitha ekipet kombëtare të moshave, të cilat nisin rrugëtimin e tyre në Kampionatet Europiane. Ndeshja e parë e Shqipërisë është më 19 korrik ndaj Rumanisë, kurse e gjitha fushata kualifikuese e djemve mbyllet më 5 gusht me Sllovakinë në fushën tonë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img