Thursday, March 28, 2024

Akademia e Futbollit Vllaznia në ditën e parë të Kampit Veror

Lexo

Sot në stadiumin “Reshit Rusi” filloi kampi veror i organizuar nga Akademia Vllaznia. Lojtarët e vegjel zhvilluan stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerëve të Akademisë Edmond Doçi e Ylad Pirani si dhe nga përgatitësi atletik Fatjon Kadija e trajneri i portierëve Elis Dervishej. Gjatë kësaj seance të parë, fëmijët pjesmarrës në këtë kamp, patën mundësi të bëjnë foto me futbollistet e ekipit kampion të Vllaznisë. Aktiviteti po zhvillohet nën kujdesin e Drejtorit të Akademise Arben Maliqi, kordinatorit te saj Astrit Prençi dhe Përgjegjësit teknik Alban Neziri.

Ndërkohë në seancën e pasdites lojtarët do të vizitojnë Stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të zhvillojnë takim me legjendën e futbollit Vioresin Sinani.

Kampi do të ketë çdo ditë stërvitje paradite dhe aktivitete të ndryshme pasdite në stadium(takime, foto kujtime me lojtarë të Vllaznisë, teori futbolli, etj). Është parashikuar një vizitë në Kalanë “Rozafa”, një dite pushimi në pishina, etj. Po ashtu, lojtarëve do t’u dhurohen 2 bileta falas (për lojtarin dhe prindin) për ndeshjen e Conference League Vllaznia-Shiroki Brijeg. Për të gjithë të interesuarit, Kampi do të zhvillohet deri më datë 15 Korrik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img