Monday, April 29, 2024

Merkato-Zyrtare, Liridon Latifi, kontratë dy vjeçare me Vllazninë

Lexo

Pas shumë negociatave, Vllaznia bën realitet veshjen kuqeblu të Liridon Latifit. Kosovari që sezonin e fundit ka luajtur në Hungari gjatë kontakteve që ka pasur me drejtuesit e klubit Vllaznia kishte rënë dakord në parim me ofertën e Vllaznisë. Ndërkohë, sot ai ka mbërritur në Shkodër dhe pas takimit kokë më kokë me sponsorin kuqeblu Alban Xhaferi, nuk ka nguruar të firmosë menjëherë kontratën për të qënë dy sezone pjesë e kuqebluve.

“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara. Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!”, shkruhet në kokunikatën zyrtare që klubi kuqeblu shpërndau për median pak minuta më parë.

Ndonëse zyrtarisht nuk bëhen të ditur shifrat financiare të kontratës, burime pranë futbollistit theksojnë se për këtë kontratë kosovari Latifi, përfiton një shumë prej 10 mijë Eurosh në muaj rrogë mujore, shifër kjo tejet e lartë në raport me pjesëtarët e tjerë të skuadrës, që shpresojmë ta justifikojë në fushën e lojës në dobi të Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img