Liverpuli do t’i paguajë familjes së Diogo Jotës pagën për dy vitet e fundit të kontratës së tij. Lojtari portugez i “të kuqve” vdiq në një aksident me makinë këtë verë së bashku me vëllain e tij.
Fjalët kishin dalë që në korrik, por ishte trajneri i Liverpulit, Arne Slot, i cili e konfirmoi jozyrtarisht:
“Pronarët, ashtu si trajnerët, kritikohen kryesisht, por mënyra se si e trajtuan situatën është e lavdërueshme”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Ata ia paguan të gjithë kontratën e Diogo Jotës gruas dhe fëmijëve të tij. Shumë mund të mendojnë se kjo është normale, por nuk është”, shtoi Slot.



