Për herë të dytë brenda pak muajve, Benjamin Mendy është liruar nga çdo akuzë në lidhje me dhunën dhe përdhunimin e pretenduar nga disa vajza. Mbrojtësi 29-vjeçar ka mbyllur sagën e gjatë të vuajtjeve dhe mund të shikojë përpara edhe pse tashmë karriera e tij është kompromentuar pasi kontrata me Manchester City u mbyll në 1 korrik por ai nuk luan një ndeshje si profesionist që në momentin adresuan akuzat.
Mendy është akuzuar për dhunë gjatë festave që ka zhvilluar në periudhën e izolimit nga pandemia. Ky është gjyqi i dytë dhe i fundit në dëm të Mendy që ka arritur të mbrohet me sukses pas 3 viteve shumë të vështira ndërsa vetë ai personalisht e ka mohuar çdo akuzë duke theksuar se femrat kishin shkuar në çdo rast me dëshirën e tyre dhe jo te detyruara nga ai.
Ndaj Mendy rëndonin 6 akuza për dhunë dhe 1 për sulm seksual ndërsa tashmë ai ka bërë me dije se synon të rifillojë jetën e tij nga e para, duke e hedhur pas krahëve këtë moment shumë të vështirë.
Akuza e parë ndaj tij daton në vitin 2017 në Barcelonë, ndërsa në vitin 2020 në vilën e tij 5 milionëshe në Manchester, organizoi disa festa dhe ndaj tij u ngritën disa akuza por për herë të dytë, juria në “Chester Croën Court” i hodhi poshtë të gjitha.