Thursday, May 9, 2024

(Video) Tjetër sukses i mundësit kuqezi Zelimkhan Abakarov. Fiton medalje ari në Turneun Ndërkombëtar të Hungarisë

Lexo

Zelimkhan Abakarov, në peshën 61 kg, edhe njëherë në podin më të lartë në sportin e mundjes me ngjyrat e Shqipërisë. Mundësi që përfaqëson ngjyrat kuqezi ka arritur të triumfojë në eventin e mundjes “Polyák Imre & Varga János Memoria”, që po zhvillohet në Hungari duke mposhtur në finale mundësin nga Kazakistani, Ossimzhan Dastanbek me rezultatin 4-1. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Islam Dudaev siguroi për Shqipërinë medaljen e bronzit në këtë eveniment.

Njoftimi i KOKSH:

Zelimkhan Abakarov rrëmben Medaljen e Arte në turneun e më të mirëve nga e gjithë bota Ranking Series “Polyák Imre & Varga János Memoria”

Krenar për këto rezultate Kampion

Bravo dhe trajnerit Leonard Cakmashi për punën e palodhur dhe përkushtimin e vazhdueshëm

 (Video) Pamje nga ndeshja e mundësit Zelimkhan Abakarov në Turneun Ndërkombëtar të Hungarisë, fitimi i medaljes së arit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img