Një kthesë në gjyqin që po vazhdon në Argjentinë për vdekjen e Diego Armando Maradona. Gjykata e San Isidro ka urdhëruar arrestimin e menjëhershëm të Julio Coria, një prej truprojave të yllit argjentinas, për dëshmi të rreme. “Ai po gënjen”. Kështu prokurori Patricio Ferrari i bëri presion Coria-s gjatë deponimit në të cilin truproja deklaroi se ai nuk kishte asnjë lloj marrëdhënie me neurokirurgun Leopolodo Luque, i pandehuri kryesor për akuzat e vrasjes.
Deklaratat e mohuara nga bisedat e shumta mes të dyve, të shfaqura menjëherë nga prokurori, i cili kërkoi menjëherë arrestimin për dëshmi të rreme, duke marrë pëlqimin e tre gjyqtarëve që drejtonin gjyqin (Maximiliano Savarino, Verónica Di Tommaso dhe Julieta Makintach).
Nga raporti i prokurorëve dhe nga dëshmitë e dhëna në seancat e para, doli një pamje befasuese e neglizhencës nga ana e personave përgjegjës për monitorimin e gjendjes shëndetësore të kampionit argjentinas dhe idhullit të Napolit.