Alban Xhaferi bën realitet premtimin! Rivesh kuqeblu, Bekim Balajn. Bomberi i kombëtares firmos për tre sezone për Vllazninë. Një Shkodër e tërë në festë, titulli tashmë edhe më afër!

Bekim Balaj është futbollist i Vllaznisë së Shkodrës. Nëse kishte ditë të tëra që përflitej se kuqeblutë interesoheshin për shkodranin e tyre, por që në të njëjtën kohë, të njëjtin synim e deklaronin edhe klube të tjera, tashmë është e mbyllur gjithçka. Vendimi përfundimtar për çështjen në fjalë është marrë pasditën e sotme gjatë një bisede kokë më kokë mes presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe vetë futbollistit, Bekim Balaj.

Nuk ka vonuar, dhe menjëherë pas asaj kafe të konsumuar mes tyre, ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga ana e KF Vllaznia. “ Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!”, citohet në njoftimin e përcjellë nga klubi kuqeblu, shoqëruar edhe foton zyrtare ku Balaj shfaqet mes presidentit Xhaferi dhe drejtorit sportiv, Auron Miloti.

Njoftimi që 32-vjeçari shtatlartë, ka firmosur për Vllaznisë ka entuziasmuar një qytet të tyrë dhe më gjërë duke shtuar besimin se skuadra e tyre e zemrës është më afër fitimit të titullit kampion. Me rikthimin e Bekim Balajt në Shkodër, futbollistët që përpos Vllaznisë, skuadra prej së cilës u zbulua dhe u formua si futbollist, dhe që në vijim ka veshur edhe fanelën e Tiranës, të kombëtares së Shqipërisë, si dhe të disa skuadra tjera të huaja, të gjithë janë të bindur që Vllaznia do të jetë patjetër edhe shumë më e fortë. Një bindje që përforcohet në mënyrën më të mirë, sidomos edhe pas asaj fitoreje spektakel që realizoi të shtunën në transfertë me Partizanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu