Friday, May 3, 2024

(Intervista) Trajnerët Martini dhe Mema flasin pas ndeshjes Teuta 2-0 Kastrioti

Lexo

Superliga ka mbyllur javën e 16-të me takimin e fundit mes Teutës dhe Kastriotit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Niko Dovana, u mbyll me shifrat 2-0 në favor të “Djemve të Detit”. 3 pikët e arritura ditën e sotme kanë ndezuar garën në fundin e tabelës, pasi kan çuar në 1 pikë diferencën mes tyre.

Trajneri Tetuës, Edi Martini i cili foli për mikrofonin e Oversport:

“Një ndeshje shumë delikate dhe shumë e rëndësishme kjo fitore. Mungesat ka bërë punën e saj, por jemi munduar të bindim çdo lojtar që do ishte në lojë, për të treguar se ai ka vlerë dhe prandaj është në atë formacion.

Luajtën shumë mirë dhe dhanë maksimumin e tyre. I përgëzoj çunat pasi kur luan për herë të parë në formacion emocionet janë shumë të mëdha dhe kjo ndikon.

Oshafi dhe Çejku janë lojtër të rinj dhe kanë një të ardhme të madhe përpara.

Kampionati dhe Kupa, janë shumë ndeshje. Ne presim një sulmues që na jep siguri në lojë. Janari është shumë problem dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Kallaku: Shpresoj që po. Mendoj që në sfidën e kupës do të jetë në lojë.

Ndryshimi: Unë kam një kofidencë me lojtarët dhe njoh mirë shumë mentalitetin e tyre. I kam kërkuar që të shohin veten në pasqyrë dhe të njohin se kush janë. Duhet të besojnë te forca dhe talenti që kanë në këmbët e tyre.”

Nga ana tjetër, trajneri i Kastriotit, Ardian Mema, u shpreh mjaft i zhgënjyer, duke theksuar:

“Jam në dilemë për goline parë. Në dy momente të tjera lamë shumë hapësira. Jam disa i dyzuar për arbitrin. Arbitri nuk ka dhënë asnjë karton të verdhë për Teutën. Lojtarët e durrësit luajtën me agrizivitet. Në momentet që kemi pësuar gol, kemi luajtur me dy tabllo. Kemi pasur edhe ne mundësinë për t’i ndëshkuar, por fatkeqësisht nuk ia dolëm dot.

Rrjedhshmëria e skuarës? Ne gjatë gjithë kohës flasim para ndeshjes dhe ne e kishim besimin dhe hynim në fushë vër fitoren, por nuk e morën dot. Konstatimet janë të vërtet, nuk kishim rrjedhshmërinë e duhur.

Merkato? Tani mendoj që kemi shumë problematika, sidomos edhe nga dëmtimet, por edhe gjendje gripale. Sigurisht kjo nuk ëhstë justifikim kur humet ndeshjen. Jemi në bsedime me dy futbollistë, por do të shikojmë çfarë do të ndodhë në vazzhdimësi. Mendoj se do gjejmë forcën e duhur për të reaguar.

Përballja me Partizanit? Nuk ka ekipe të forta dhe ekipe të dobëtëa. Ndeshjet janë aty aty dhe sfidat përfundojnë me një gol diferencë. Ndaj kujdo që luan mund të fitosh ose humbës dhe varet sde kush përformon në fushë. Duhet të kemi ekuilimër për të fituar”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img